Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndihet krenar me rritën e fuqizimin e Policisë së Kosovës, ndërsa me ndau me publikun disa fotografi nga ceremonia zyrtare e përvjetorit të 25-të Policisë së Kosovës.
“Shërbim për qytetarët, pa dallim. Besnikëri të përhershme ndaj betimit të dhënë. Vetëmohim për Republikën dhe ligjet e saj. Kjo është policia jonë”, shprehet kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Në ceremoni pos tij, morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe personalitete të tjera të njohura.