Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit, raporton RTKlive.

Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse nga ora 19:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Të mërkurën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kurse, në Qeverinë e Kosovës është mbajtur mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së.

Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

May be an image of 2 people and text

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish