Ndërsa tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje, Polonisë do t’i bashkohen 2,500 trupa të tjerë ushtarakë si pjesë e transferimit të ushtarëve në Europën Lindore.
Trupat do të dërgohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendosja e përforcimeve u njoftua nga kreu i zyrës polake të Sigurisë Kombëtare, Pawel Soloch.
‘SHBA ka deklaruar transferimin e më shumë se 8,000- 8500 ushtarëve’, ka thënë Soloch.bw