Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Robert Habeck, transmeton Anadolu.
Gërvalla nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se me Habeck ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Gërvalla ka shkruar se në takim ata kanë theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Robert Habeck, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla.
Konferenca e Sigurisë së Munichut mblodhi rreth 60 krerë shtetesh dhe mbi 85 zyrtarë qeveritarë për të diskutuar çështjet aktuale dhe të ardhshme të sigurisë globale.