Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Hifzi Ghazi.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe përkushtimin e përbashkët në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.
Duke vlerësuar këto marrëdhënie të mira, kryetari Konjufca dhe ambasadori Faisal Hifzi Ghazi u pajtuan se ekziston një potencial i konsiderueshëm i bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, që duhet të lëvrohet sa më shumë në të ardhmen.
Ambasadori Faisal Hifzi Ghazi e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen, ku ritheksoi gatishmërinë e Arabisë Saudite për zgjerimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.
Nga ana tjetër, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe diskutimin e frytshëm.