Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri Albin Kurti, bëri sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.
I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri tha se i kujtojnë sot dëshmorët dhe martirët e Marecit, 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve.
Kreu i ekzekutivit gjithashtu theksoi se nga sot e katër ditët në vijim do të përkujtohet masakra më e madhe në Komunën e Prishtinës, e cila ka ndodhur në fshatin Makoc, e ku janë vrarë 115 civilë në mesin e të cilëve shumë pleq e fëmijë.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e popullit” u shpreh në fund kryeministri.
Të pranishëm në këto homazhe, ishin edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci, Salih Zyba, Enver Dugolli dhe Driton Hyseni./Kosova Post/