Konservatorët e Boris Johnsonit kanë humbur kontrollin e një zone elektorale në dhomën e ulët të parlamentit që ata e kanë dominuar për gati 200 vjet pasi votuesit janë kthyer kundër kryeministrit britanik për një sërë krizash dhe skandalesh, shkruan KosovaPost.
Humbja do të rris presionin mbi të parin e qeverisë britanike brenda partisë së tij dhe do të përforcoj frikën e shprehur publikisht dhe privatisht se reputacioni i partisë po vuan nën udhëheqjen e tij.
Kandidatja Liberal Demokrate, Helen Morgan fitoi një vend në North Shropshire në zgjedhjet e pjesshme. Ajo fitoi me një avantazh prej gjashtëmijë votash pasi konservatorët kishin korrur fitore dërrmuese në zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2019, me një avantazh prej 23 mijë votash, raporton “skynews”.