Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte

    Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte

    Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

    Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

    Gjini: Nisma është i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion

    Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

    Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

    KFOR-i: Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën nuk përbëjnë kërcënim

    Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

    Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

    Su*lmi iranian shkakton zj@rr në impiantin e gazit në Katar

    Su*lmi iranian shkakton zj@rr në impiantin e gazit në Katar

    Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

    Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

    Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

    Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj

09 Maj 2025, 12:35
në Kryesore, Lajme
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kolegë, ministra në detyrë e deputetë të Kuvendit, bënë sot homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në shënim të 27-vjetorit të vrasjes së tyre teksa po sjellnin armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ilir Konushevci – Mërgimi, ishte pasardhës i denjë i Zahir Pajazitit dhe ishte shpirti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqenëse ishte në krye të logjistikës edhe furnizimit në një kohë të vështirë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po përballej me një ushtri e cila ishte shumëfish më e pajisur me armatim e municion, mirëpo me vullnetin e çeliktë të luftëtarëve të paepur, si puna e Ilir Konushevcit – Mërgimit, edhe ajo që ishte e paimagjinueshme, bëhej e mundur.” tha kryeministri Kurti.

Në vijim, ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që merrte pjesë në beteja, por ajo ngadhënjente aty, ndërsa Ilir Konushevci – Mërgimi e ka nisur veprimtarinë e tij shumë më herët, saktësisht me 13 maj të vitit 1992, atëherë kur u formua organizata e fshehtë politike Shqiponjat dhe prej asaj dite nuk u ndal asnjëherë në organizimin dhe shtimin e radhëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri veçoi se pa njerëz si Iliri nuk do të mund ta kishim luftën çlirimtare, pa të cilën nuk mund të kishim as lirinë e shtetin që i gëzojmë sot.

“Andaj, homazhet tona që i bëjmë tek varret e dëshmorëve të martirëve gjatë kësaj pranvere e në veçanti sot tek Ilir Konushevci – Mërgimi dhe Dr. Hazir Malaj, shprehin mirënjohjen tonë të thellë, falënderimin e pafund për punën, kontributin, rolin dhe sakrificën e tyre, por, në të njëjtën kohë, shprehin edhe përkushtimin tonë qytetar, kombëtar, shoqëror e institucional që të vazhdojmë rrugën e tyre, e cila sot e ka kuptimin e një republike të pavarur, demokratike, me zhvillim e përparim që nuk lë askënd prapa e sidomos me furnizim të ushtrisë tonë, me forcim të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ashtu që të kemi ushtri e cila i del zot atdheut, i del zot edhe republikës, edhe popullit të Kosovës.’’ u shpreh kryeministri.

Kryeministri e përfundoi fjalën e tij duke thënë se Ushtria e Kosovës sot është më e pajisur, më e madhe se kurdoherë më parë

“Prandaj, edhe me gëzim themi që krenaria jonë për Ilir Konushevcin e Hazir Malën është në të njëjtën kohë edhe realitet i ri, sepse Kosova anembanë posaçërisht rrotull kufirit me Serbinë ka më shumë forca se asnjëherë më parë dhe në këtë mënyrë brezi i rinisë dhe i fëmijëve sot dhe ata që do të vijnë pas nesh do të mund të punojnë, studiojnë edhe flenë të qetë, në mënyrë që asnjëherë të mos përsëritet çkado që mund t’i përngjajë agresionit të Serbisë në të kaluarën.”

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Bashkë nga Qeveria e Kuvendi i Republikës, me kolegë, ministra në detyrë, deputetë që dhanë betimin në legjislaturën enëntë dhe para së gjithash e mbi të gjitha me familjen Konushevci dhe Malaj, jemi këtu tek varret e heronjve tanë, të Ilir Konushevcit – Mërgimit, dhe të Dr. Hazir Malës, të cilët para 27 vjetëve ranë heroikisht, duke sjellur armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ilir Konushevci – Mërgimi, ishte pasardhës i denjë i Zahir Pajazitit dhe ishte shpirti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqenëse ishte në krye të logjistikës edhe furnizimit në një kohë të vështirë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po përballej me një ushtri e cila ishte shumëfish më e pajisur me armatim e municion, mirëpo me vullnetin e çeliktë të luftëtarëve të paepur, si puna e Ilir Konushevcit – Mërgimit, edhe ajo që ishte e paimagjinueshme, bëhej e mundur.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që merrte pjesë në beteja, por ajo ngadhënjente aty.

Ilir Konushevci – Mërgimi e ka nisur veprimtarinë e tij shumë më herët, saktësisht me 13 maj të vitit 1992 atëherë kur u formua organizata e fshehtë politike Shqiponjat dhe prej asaj dite nuk u ndal asnjëherë në organizimin dhe shtimin e radhëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kur kujtojmë dëshmorët e kombit, heronjtë tanë, të cilët kanë punuar aq shumë në vitet e ‘90-ta në mënyrë që të mund të luftojmë siç duhet në vitet ’98-99 padyshim që duhet ta kujtojmë edhe faktin se kishim luftëtarë çlirimtarë edhe para luftës çlirimtare.

Edhe Ilir Konushevci – Mërgimi ishte i tillë. Pa njerëz si i Iliri nuk do të mund ta kishim luftën çlirimtare, pa të cilën nuk mund të kishim as lirinë e shtetin që i gëzojmë sot.

Andaj, homazhet tona që i bëjmë tek varret e dëshmorëve të martirëve gjatë kësaj pranvere e në veçanti sot tek Ilir Konushevci – Mërgimi dhe Dr. Hazir Malaj, shprehin mirënjohjen tonë të thellë, falënderimin e pafund për punën, kontributin, rolin dhe sakrificën e tyre, por, në të njëjtën kohë, shprehin edhe përkushtimin tonë qytetar, kombëtar, shoqëror e institucional që të vazhdojmë rrugën e tyre, e cila sot e ka kuptimin e një republike të pavarur, demokratike, me zhvillim e përparim që nuk lë askënd prapa e sidomos me furnizim të ushtrisë tonë, me forcim të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ashtu që të kemi ushtri e cila i del zot atdheut, i del zot edhe republikës, edhe popullit të Kosovës.

Ushtria e Kosovës sot është më e pajisur, më e madhe se kurdoherë më parë.

Prandaj, edhe me gëzim themi që krenaria jonë për Ilir Konushevcin e Hazir Malën është në të njëjtën kohë edhe realitet i ri, sepse Kosova anembanë, posaçërisht rrotull kufirit me Serbinë, ka më shumë forca se asnjëherë më parë dhe në këtë mënyrë brezi i rinisë dhe i fëmijëve sot dhe ata që do të vijnë pas nesh do të mund të punojnë, studiojnë edhe flenë të qetë, në mënyrë që asnjëherë të mos përsëritet çkado që mund t’i përngjajë agresionit të Serbisë në të kaluarën.

Lavdi Ilir Konushevcit – Mërgimit, Dr. Hazir Malaj dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!/Kosova Post/

Etiketat: albin kurtiHazir MalajIlir Konushevci
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar? Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar? Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

10 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

‘Defender Europe 2025`, Kurti: Dëshmi e besimit në institucioneve tona

10 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

10 muaj më parë
Nisi “Java e Albanologjisë”, marrin pjesë 107 studiues

Nisi “Java e Albanologjisë”, marrin pjesë 107 studiues

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH