Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte

    Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

    Gjini: Nisma është i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion

    Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

    Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

    Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

    KFOR-i: Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën nuk përbëjnë kërcënim

    Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për marrëveshjen që u shpall të shtunën në Prishtinë: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi

    Su*lmi iranian shkakton zj@rr në impiantin e gazit në Katar

    Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

    Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Kurti homazhe në Gjakovë: Përgjegjësia dhe e vërteta ndodhet në arkivat e Beogradit zyrtar

02 Prill 2024, 11:53
në Kryesore, Lajme
Kryeministri Kurti homazhe në Gjakovë: Përgjegjësia dhe e vërteta ndodhet në arkivat e Beogradit zyrtar
Share on FacebookShare on Twitter

Në 25 vjetorin e masakrave të kryera nga forcat e armatosura të Serbisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kralan të Gjakovës përkujtoi të vrarët në masakrën ndaj popullsisë civile në këtë fshat.

Duke bërë homazhe fillimisht të varrezat e dëshmorëve në afërsi të shkollës së emëruar “8 Dëshmorët”, kryeministri Kurti theksoi se shumica dërrmuese e të vrarëve nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët në Serbi, gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishin civilë të pambrojtur dhe janë po ata çmimi ynë i paguar për lirinë që sot e gëzojmë.

“Më vjen shumë mirë që shkolla e mban emrin “8 Dëshmorët”, sepse duhet t’ua kujtojmë të gjithë brezave, edhe atyre aktual edhe atyre që vijnë pas nesh, edhe fëmijëve që nuk kanë lindur ende, do të bëhen nxënës në këtë shkollë një ditë, se liria të cilën ne e gëzojmë, shteti të cilin e ndërtojmë dhe e zhvillojmë i ka rrënjët pikërisht te ky çmim i lartë që e kemi paguar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti vendosi lule te lapidari në të cilën janë të shkruar 88 emra të shqiptarëve, të cilët siç tha, u vranë sepse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në tokën e tyre stërgjyshore. Nga mijëra banorë nga rajoni të grumbulluar në Kralan, të ndarë burrat prej grave dhunshëm nga forcat serbe, u vranë 86 civilë të paarmatosur, derisa rrugës për deportim në Shqipëri u vranë dy të tjerë. 11 nga viktimat e këtij krimi kanë qenë fëmijë, ndërkaq 18 prej të vrarëve janë gjetur në afërsi të liqenit Peruçac në Bajina Bashta të Serbisë.

Fakti që kriminelët i kanë vrarë shqiptarët dhe ua kanë rrëmbyer kufomat, tregon se sa shumë ata janë përgjegjës për këtë krim të dyfishtë, andaj Kryeministri theksoi se përgjegjësia dhe e vërteta ndodhet në arkivat e Beogradit zyrtar të cilët duhet t’i kthejnë mbi 1600 trupat e më të dashurve tanë, të cilët vazhdojnë të mungojnë edhe 25 vjet më vonë.

“Ju bëjmë thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të bëjnë trysni mbi Beogradin, në mënyrë që të ketë drejtësi për Kosovën, për viktimat e shumta gjithandej, të pranverës së vitit 1999, meqenëse pa drejtësi, plaga vazhdon të kullojë e familjet e martirëve vazhdojnë që të kenë ankth e vuajtje, meqenëse shumë prej tyre nuk e dinë se ku i kanë trupat e pajetë e më të dashurve të tyre”, përfundoi kryeministri Kurti.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se si mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan. Pas dy ditësh rrahje e keqtrajtimi, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Në këto homazhe, kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Mimoza Kusari Lila dhe  Agon Batusha, si dhe zyrtarë të nivelit qendror e lokal./Kosova Post/

Etiketat: albin kurtiGjakovëSerbia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

10 muaj më parë
A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar? Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

‘Defender Europe 2025`, Kurti: Dëshmi e besimit në institucioneve tona

10 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH