Kryeministri i Republikës së Kosovës i ka dërguar letër urimi Jonas Gahr Støre, Kryeministër i Norvegjisë, transmeton Kosova Post.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si Kryeministër i Norvegjisë” – i ka shkruar Kryeministri Kurti, homologut të tij Norvegjez.
“Qeveria jonë ka pritur me padurim fitoren e socialdemokratëve në Norvegji. Ne ju përgëzojmë për formimin e qeverisë nën udhëheqjen tuaj me fokus në politikat sociale dhe solidaritetin social, si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, për t’i integruar ata dhe për t’i përfshirë në mënyrë që të reduktohet pabarazia. Sistemi skandinav i mirëqenies është një model që qeveria ime dëshiron ta ndjekë, edhe pse vendi ynë është ende i ri dhe ka vuajtur nga lufta e fundit dhe krizat destabilizuese.”
Kurti shpreh mirënjohjen për ndihmën norvegjeze:
“Republika e Kosovës i është mirënjohëse shtetit norvegjez për mbështetjen e madhe gjatë dy dekadave të fundit. Kosova e konsideron Norvegjinë miken tonë të kahmotshme, e cila ka qenë pranë nesh dhe na ka ndihmuar në momentet e vështira. Ndihma norvegjeze ka qenë ndër të tjera humanitare, diplomatike dhe ekonomike — vendi ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës.”
Kjo është letra e tij e plotë: