Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.
Takimi do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal dhe se temat e takimit do të jenë në lidhje me strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar, ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare dhe kontrata kolektive.
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal,. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Kryetarët e Komunave. Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe të ndryshme”, thuhet në njoftim.