Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

    Radoniqi i KQZ-së hedh votën e parë në zgjedhjet e sotme

    Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

    Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C

    Nga Washingtoni dërgojnë të fala: “Heu Kosovë, ju priftë e mbara!”

    Nga Washingtoni dërgojnë të fala: “Heu Kosovë, ju priftë e mbara!”

    Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

    Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës

    Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhvillua me sukses

    Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhvillua me sukses

    Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

    Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

    Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

    Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Kurti me kritika për qeverisjet e kaluara: Shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

09 Dhjetor 2023, 13:29
në Lajme
Kurti: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk po zbatohet falë Qeverisë Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një video adresuara qytetarëve ka thënë se kanë rritur buxhetin për 35%, kanë zvogëluar dëmet në minimum dhe kanë raportuar krimin e korrupsionin që e kanë gjetur.

Kurti më tej duke kritikuar qeverisjet e kaluara thotë se shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale.

Lexoni të plotë postimin:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

2 vite e 9 muaj më parë, kemi filluar rrugëtimin e përbashkët drejt qeverisjes së mirë, luftimit të korrupsionit dhe vendosjes së rendit dhe ligjit.

2 vite e 9 muaj më parë, kur ka rilindur shpresa për një të ardhme më të mirë, kemi bashkuar forcat që të ngrejmë kulturën e integritetit në institucione, përmirësojmë mirëqenien, fuqizojmë pozitën e gruas në shoqëri dhe ruajmë paranë publike nga keqpërdorimi.

Jemi zotuar për investime të mençura e projekte zhvillimore. Kemi rritur buxhetin për 35%, kemi zvogëluar dëmet në minimum dhe kemi raportuar krimin e korrupsionin që e kemi gjetur.

Sot ju drejtohem të gjithëve pa dallim, për të adresuar një çështje të rëndësisë madhore e që ka përcjellë shoqërinë tonë për vite me radhë, si pasojë e keqqeverisjes, mentalitetit të shëmtuar përfitues dhe idesë së shtrembur që e konsideron shtetin si arkë për pasuri personale e jo për mirëqenie kolektive. Pra: korrupsionin.

Sot, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, dua të theksoj rëndësinë e luftimit të korrupsionit, duke përkujtuar pasojat që të gjithë kemi ndier për vite me radhë, e që rezultuan me varfëri të skajshme në dobi të pasurimit të individëve e grupeve të interesit.

Nga ryshfeti deri te nepotizmi, kemi qenë dëshmitarë të të gjithave – efektit koroziv në menaxhimin e financave publike, dëmtimit të cilësisë e sasisë të shërbimeve, regresit ekonomik e deri te humbja e besimit në institucionet e shtetit.

Oligarkët e duan shtetin si anije tregtare e jo si republikë demokratike: ata që kanë më shumë mall përcaktojnë drejtimin e anijes. Me qeverisjen tonë progresiste Kosova e pavarur është republikë demokratike dhe jo anije tregtare.

Gjakderdhja financiare, skamja e shërbimeve institucionale, keqmenaxhimi i parasë publike e krimi brenda organeve shtetërore e të qeverisë kanë marrë fund. Me përkushtim, duke vendosur dinjitetin mbi çdo gjë, kemi nisur luftimin e korrupsionit nga brenda për ta shtrirë mbi çdo segment të shoqërisë tonë.

Në fillim të qeverisjes jemi ngritur për 20 vende në Indeksin e matjes së perceptimit të korrupsionit të Transparency International. Nën udhëheqjen tonë janë kryer mbi 1100 operacione policore kundër krimit ekonomik e korrupsionit. Mbi 4000 persona janë arestuar, prej të cilëve mbi 300 zyrtarë shtetërorë. Kemi shkatërruar 103 grupe kriminale dhe konfiskuar mbi 2 ton narkotikë.

Jemi shteti më i zhvilluar në rajon për reformat e filluara në qëllim të zbatimit të sundimit të ligjit, sipas World Justice Project. Me nisjen e procesit të vetingut në sistemin gjyqësor e prokurorial kemi dëshmuar që duam dënim meritor për zyrtarët shtetërorë, qofshin ata gjyqtarë e prokurorë që nuk i shërbejnë qytetarit, e që kriminelët i  dërgojnë të mbrohen nga liria kurse zyrtarët e pavarur profesional i mbajnë në paraburgim pa ngritur kurrë aktakuzë. Duam ngritje në detyrë për ata që i shërbejnë shtetit e profesionit kurse ndalim të atyre që përfitojnë në kurriz të qytetarit dhe biznesit.

Duam gjyqësor të pavarur, prokurorë efikas e gjyqtarë që veprojnë me urtësi e mençuri. Këtë do bëjmë me veting në sistemin gjyqësor, të mbështetur nga ligjet që kemi dërguar në Kuvend. Vetëm në një vit qeverisës kemi miratuar mbi 80 ligje, afat i paarritur ndonjëherë nga ndonjë qeveri paraprake.

Të dashur qytetarë,

Drejtësia mund të vonojë por kurrë të ndalohet. Partitë opozitare kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese secilin ligj që imponon reformë të pashmangshme në sistem, thua se nuk ekziston fare Komisioni Parlamentar për Legjislacion. Me punë të madhe e procese gjithëpërfshirëse kemi hartuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky Ligj do prek secilin që ka përfituar në kurriz tuajin e që ka pasuruar xhepat në dëm të Republikës. Ky Ligj do bëhet dhe do zbatohet ashtu si është menduar dhe punuar. Vonimi i reformës përmes ankesave banale, sikur ishte ajo për Ligjin për Investimet e Qëndrueshme, nuk ka sesi t’i imponohet vullnetit qytetar si realitet.

Për realitetin e ri kemi vendosur së bashku 2 vite e 9 muaj më parë.

Në vazhdim të punës tonë kundër korrupsionit, në vijim do prezantojmë edhe Strategjinë shtetërore kundër korrupsionit – vizionin e Qeverisë tonë për vendosje të rendit dhe ligjit, ngritjes së cilësisë të administratës publike, reformimit të shëndetësisë dhe vendosjes së llogaridhënies te menaxhimi i parasë publike. Ju ftoj të gjithëve të na bashkëngjiteni në këtë udhëtim të përbashkët, proces gjithëpërfshirës që për herë të parë, siguron strategji për qytetarin e Republikës e jo për sirtarë të arkivave të Qeverisë. Të bëhemi të gjithë pjesë e rrugëtimit të pashmangshëm drejt së ardhmes më të ndritur.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Radoniqi i KQZ-së hedh votën e parë në zgjedhjet e sotme

16 minuta më parë
Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C

7 orë më parë
Nga Washingtoni dërgojnë të fala: “Heu Kosovë, ju priftë e mbara!”

Nga Washingtoni dërgojnë të fala: “Heu Kosovë, ju priftë e mbara!”

8 orë më parë
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

8 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH