Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve me anë të një video-mesazhi, shkruan Kosova Post.
Kryeministri Kurti ka reflektuar mbi çështjet që lidhen me ruajtjen e ambientit, duke provuar t’i ndërgjegjësojë edhe qytetarët për rëndësinë dhe kujdesin që duhet ta tregojnë në këtë aspekt.
Kurti u sugjeron atyre t’iu shmangen përdorimit të qeseve të plastikës, meqë ato janë kontaminuese për ambientin.
Ai e ka shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në Instagram, për ta plasuar mesazhin e tij.
Sot Dita Botërore e Mjedisit, pritet të shënohet edhe me disa aktivitete./KosovaPost/