Kryeministri Albin ka thënë se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës. Kurse sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se duhet të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Besoj se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës”, tha kryeministri për RTK.
Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës ka shënuar një zhvillim dhe një të arritur të lartë edhe fal gjakut të derdhur dhe djerësve për lirinë e saj.
Në këtë intervistë i pari qeverisë foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Ligjin mbi pagat dhe një sërë temash të tjera si edhe për bashkëpunimin me opozitën.