Sot gjatë ditës, pritet të mbajë mbledhje Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Sipas njoftimit të Zyrës për Komunikim me Publikun, mbledhja pritet të mbahet në ora 16:00.
Ndonëse është dhënë ndonjë detaj shtesë, në mbledhje pritet të diskutohen edhe masat shtesë, pas përkeqësimit të gjendjes me pandemi.
Propozimet veç janë hedhur gjatë një mbledhjeje të cilën Ministri Arben Vitia e mbajti me kryetarët e komunave. Në këtë mbledhje u propozua që:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.
Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116./KosovaPost/