Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së politologut Ramush Tahiri.
Kurti, ka shkruar se figura e Tahirit do të kujtohet me respekt për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë për Kosovën.
“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Ramush Tahiri. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta mbarë familjes Tahiri, farefisit e miqve për vdekjen e familjarit dhe mikut të tyre. Do ta kujtojmë me respekt për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë për Kosovën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të publikuar nga Kryeministria të premten.