Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me gruan e tij, Rita Augestad Knudsen kanë udhëtuar drejt Parisit për të mbështetur sportistët kosovarë në Lojëra Olimpike 2024.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë.
“Në Paris, për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, dhe për të mbështetur sportistët tanë që na përfaqësojnë krenarisht në Lojërat Olimpike 2024”, shprehet kryeminist Kurti.