Kryeministri Kurti: Viti 2024, vit i pasaportës sonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit ka listuar dhjetë arritjet që sipas tij, ishin kryesoret e 2024-ës.

Si arritje e parë është listuar liberalizimi i vizave për kosovarët nga BE-ja, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga dy shtete mosnjohëse, Spanja dhe Armenia.

“Viti 2024 ka qenë vitit i pasaportës tonë. Ajo sot renditet më lartë se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave”, tha kreu qeveritar.

Si arritje të dytë kryeministri e ka renditur regjistrimin e inkasimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit e konvertimi i patentë shoferëve ilegal në ato RKS.

Tutje arritje e tretë nga kreu qeveritar është renditur shkëputja nga blloku energjetik me Serbinë.

Shëndetësia publike është renditur si arritja e katërt. Tha se ajo është bërë më e mirë, më e lirë dhe me më shumë shërbime. Ka numëruar një për një renovimet e klinikave si dhe ka treguar se nga shkurti sipas Ligjit për Çmimin e Unifikuar të Barnave, çmimet do të jenë shumëfish më të ulëta.

Rritja e pensioneve për 30 për qind është listuar si arritja e pestë për këtë vit nga kryeministri Kurti.

Dyfishimi e trefishimi i shtesave për fëmijë, e ndarja e njëhershme nga 100 euro për mbi 400 mijë fëmijë deri në 16 vjeç, është renditur si arritja e gjashtë.

Si e shtata arritje në këtë top dhjetëshe të arritjeve siç i ka cilësuar kryeministri është renditur rritja e pagës minimale që tha se u bë pas 13 vjetësh si dhe rritja e pagave në sektorin publik qe do të bëhet në dy faza, në janar e qershor të vitit që vjen me nga 55 euro në secilën fazë.

Tjetër të arritur kryeministri e listoi funksionalizimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve gjatë Luftës që tha se gjatë këtij viti ka grumbulluar materiale të shumta fizike arkivore e digjitale, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës. Nënshkrimin e kontratës për hartimin e mastar planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari dhe vendimin për themelimin e Muzeut të Gjenocidit.

Si arritje e nëntë nga kreu qeveritar është renditur procesi i regjistrimit të popullsisë që tha se u krye me sukses duke e quajtur një ndërmarrje të jashtëzakonshme institucionale e tejet të rëndësishme për vendin.

Kjo top dhjetëshe e prezantuar nga kryeministri Kurti përmbyllet me nënshkrimi e kontratës me prodhuesin shtetëror turk  për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.

“Krahas rritjes së numrit të ushtarëve, fuqizimit të ushtrisë dhe blerjes së  armatimeve, bëmë edhe një hap të madh në vendosjen e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes duke nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk MKE, për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha ai, shkruan rtk.Kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë vartësve të tij që nyejt të bëjnë listimin e top pesë arritjeve të secilit në dikasteret që drejtojnë e të njëjtat t’i prezantojnë para qytetarëve.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika