Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Halil Thaçi, kandidat i LV-së për kryetar të Obiliqit

    Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit

    Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Parashikimi i motit për nesër

    Kearns për Urën e Ibrit: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën, ndërsa injoron rastin e Banjskës

    Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë

    Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gj*enocidin në Kosovë

    Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshkrimet për president

    Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të mëdha në vend?

    Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri

    Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për misionin e KFOR-it

    FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj me rastin e mbajtjes së provimit praktik të nxënësve në mësimin dual

21 Maj 2025, 9:44
në Kryesore, Lajme
Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj me rastin e mbajtjes së provimit praktik të nxënësve në mësimin dual
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, me rastin e mbajtjes së provimit praktik të nxënësve në mësimin dual, përkatësisht në profilin murator dhe punëtor të ngjashëm.

Ai u shpreh i gëzuar që ndodhet në Qendrën e Kompetencës e cila është bazë e zhvillimit të sistemit dual në Kosovë, e që lidhë arsimimin profesional me tregun e punës. Arsimi dual në profilin murator dhe punëtorë të ngjashëm ka filluar në vitin shkollor 2022/23. Planprogrami është hartuar sipas dhe nga ekspertët e fushës. Siç parasheh udhëzuesi, nxënësit kanë përfunduar tri vjet shkollim gjatë të cilëve 52% ka qenë pjesë praktike në ndërmarrjet përkatëse, dhe tash i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike për certifikim.

“Sistemin dual e kemi mësuar pikërisht nga Gjermania dhe Zvicra nga mërgata jonë, nga bashkatdhetarët tanë atje dhe e kemi thënë edhe më herët që, nëse fjala më e famshme gjermane në shekullin XX, në Kosovë ka qenë Gastarbeiter, tash jemi të interesuar që fjala më e famshme të jetë, Ausbildung. Pra, Ausbildung bëhet fjala më e famshme gjermane në Kosovë dhe ta marrin modelin gjerman, ashtu që t’i kemi edhe produktet sikurse në Gjermani, por edhe punëtorët sikurse në Gjermani. E këtu duhet ta falënderojmë Fondacionin “Besa” nga Augsburgu, Ilir Seferin, i cili ka dhënë gjithashtu një kontribut që sistemi dual që ky e ka praktikuar në Gjermani të ndërtohet bashkërisht me institucionet e shtetit dhe me këtë Qendër të Kompetencës në Skenderaj edhe këtu në Kosovë”, tha kryeministri gjatë vizitës.

Më tej, ai falënderoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe partnerët  nga Gjermania, për gjithë angazhimin dhe kontributin e tyre, pasi që siç tha ai është tejet e rëndësishme që nxënësit tanë të cilët punojnë, të jenë të kualifikuar.

Kryeministri uroi që gjithçka të shkojë mbarë e mirë me testet praktike, në mënyrë që suksesi i këtyre nxënësve të jetë sa më i madh dhe që atë të mund të kyçen në tregun e punës, teksa theksoi se synimi i është që për çdo diplomë të kemi vend pune, por edhe çdo vend pune të jetë me një diplomë shkolle paraprake.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Jam jashtëzakonisht i gëzuar që ndodhem sot në mesin tuaj këtu, në këtë Qendër të Kompetencës në Skenderaj, e cila është bazë e jashtëzakonshme që sistemi dual në Kosovë, i cili e lidhë arsimimin profesional me tregun e punës, të marrë hov dhe në këtë mënyrë dija teorike, puna praktike, standardet dhe certifikimi, licensimi dhe cilësia të bëhen bashkë.

Unë ju falënderoj shumë për gjithë këtë angazhim dhe kontribut që e bëni dhe është tejet e rëndësishme që nxënësit tanë të cilët punojnë të jenë të kualifikuar dhe për këtë gjithashtu falënderoj edhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe partnerët tanë nga Gjermania.

Ne në fakt sistemin dual e kemi mësuar pikërisht nga Gjermania dhe Zvicra nga mërgata jonë, nga bashkatdhetarët tanë atje dhe e kemi thënë edhe më herët që, nëse fjala më e famshme gjermane në shekullin XX, në Kosovë ka qenë Gastarbeiter, tash jemi të interesuar që fjala më e famshme të jetë, Ausbildung. Pra, Ausbildung bëhet fjala më e famshme gjermane në Kosovë dhe ta marrin modelin gjerman, ashtu që t’i kemi edhe produktet sikurse në Gjermani, por edhe punëtorët sikurse në Gjermani. E këtu duhet ta falënderojmë Fondacionin “Besa” nga Augsburgu, Ilir Seferin, i cili ka dhënë gjithashtu një kontribut që sistemi dual që ky e ka praktikuar në Gjermani të ndërtohet bashkërisht me institucionet e shtetit dhe me këtë Qendër të Kompetencës në Skenderaj edhe këtu në Kosovë.

Është shumë e vlefshme që kemi filluar qysh në vitin 2022/2023, me profilin murator dhe punëtor të ngjashëm, pastaj kemi pasur edhe udhëzuesin për nxënësit dhe është interesant që pjesa praktike në ndërmarrje është me 52% – pra është më shumë se gjysma – dhe tash i kemi vlerësimin teorik që ka nisë me datën 16  maj, test i cili është i formuluar nga mësimdhënësit e pjesës teorike të lëndëve profesionale dhe është kontrolluar edhe nga vlerësuesit e anëtarëve nga ndërmarrjet, që janë: Avni Hetemi nga “Syla Grup” dhe gjithashtu Adonis Bujupi, nga “Faton Kadrijaj BI”, i cili është me nxënësit atje në punëtori.

Në arsimin dual në profilin murator dhe punëtor ngjashëm janë 18 nxënës dhe është e rëndësishme që edhe nesër e pasnesër gjithçka të shkojë mbarë e mirë, në mënyrë që suksesi i këtyre nxënësve të jetë sa më i madh dhe t’i kyçim sa më shumë prej tyre anembanë Kosovës në punë me diplomë.

Për çdo diplomë të kemi vend pune, por edhe çdo vend pune të jetë me një diplomë shkolle paraprake.

Faleminderit shumë të gjithëve!Image preview

Etiketat: albin kurtimësimi dualSkenderaj
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar? Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

8 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

‘Defender Europe 2025`, Kurti: Dëshmi e besimit në institucioneve tona

8 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

8 muaj më parë
Nisi “Java e Albanologjisë”, marrin pjesë 107 studiues

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH