Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me një ceremoni shtetërore të organizuar në qendër të shesheve.
Në pritje të Ramës janë edhe shumë zyrtarë qeveritarë dhe nga Kuvendi i Kosovës.
Duhet përkujtuar që vizita e Ramës në Prishtinë po realizohet në një periudhë mjaftë të tensionuar të vendit, por edhe të Ballkanit në përgjithësi.
Kryeministri Rama pritet që gjatë ditës të zhvillojë takime të ndryshme me drejtuesit e vendit, por edhe ata nga opozita.