Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebokk për të uruar Fitër Bajramin, duke thënë që kjo festë të sjellë gëzim e paqe, transmeton Kosova Post.
Në kuadër të urimit të tij, i pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, poashtu ka uruar mirësi e begati për shtëpitë e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës.
Ky është urimi i plotë i Kurtit:
“Me fat Fitër Bajrami!Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tone”, ka shkruar ai në Facebook.