Kryesindikalisti i RTK-së, Fadil Hoxha e ka thumbuar Asosacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për mps reagimin në lidhje me deklaratat e zv.drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës në drejtim të Daorsa Kicës, përcjell Kosova Post.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po të kishim një shoqatë të mirëfilltë të gazetarëve, sot është dashtë me i ftu të gjitha gazetaret anembanë vendit, përfshirë bashkëshortën e Mentorit, gazetaren Ramize Murtezi Shala, e me ja nxanë derën drejtuesve të RTK-së deri në shkarkimin e tij.
Postimi i plotë:
A reaguan more këta të AGK-së kundër gjuhës së Mentor Shalës?!
Apo ndoshta edhe këta si kryetari i Bordit, Sali Bashota nuk kanë ndëgjuar për këtë punë.
Me pas pas Shoqatë të mirëfilltë të gazetarëve, sot është dashtë me i ftu të gjitha gazetaret anembanë vendit, përfshirë bashkëshortën e Mentorit, gazetaren Ramize Murtezi Shala, e me ja nxanë derën drejtuesve të RTK-së deri në shkarkimin e tij.