Kandidati për kryeministër nga Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj ka reaguar pas hedhjes së shortit ku ky koalicion mori numrin 137.
Ndërsa kujton numrin rendor, Haradinaj theksoi se në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
“Numri ynë është 137. Nën numrin 137, me 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.”, ka shkruar ai.