Kryetari i Komunës së Prizrenit ka ofruar dëshmi konkrete, se si qytetarët i kanë keq-shfrytëzuar ambientet publike, shkruan Kosova Post.
Vetëm pak ditë pas inaugurimit të disa parqeve publike në Prizren, hapësirat rekreative, këndet e lodrave për fëmijë, janë dëmtuar nga pakujdesia e qytetarëve.
Sipas Drejtorit të Urbanizmit Beni Kizolli, bëhet fjalë për fshatin Nashec, fshat ky i njohur për turizëm.
Haskuka nuk i ka komentuar këto veprime, por vetëm i ka shpërndarë fotot, për ta dëshmuar këtë papërgjegjësi.
Për më shumë, shihni fotot: