Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në kuadër të vizitës së saj në Luginë të Preshevës, transmeton KosovaPost.
Ai tha se ka njoftuar Gërvallën me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga shteti serb në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi.
Me theks të veçantë, Arifi i shprehi Gërvallës shqetësimin e masivizimit të adresave të shqiptarëve, si dhe mosnjohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.
“U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdoj edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi.
Gërvalla nga Bujanoci do të shkoj edhe në komunë të Preshevës.