Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga media “Klan Kosova”, ku pretendohej se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka rreth vetes 38 këshilltarë.
Kryeziu e ka cilësuar këtë raportim si të pavërtetë dhe dezinformues.
Në reagimin e tij, Kryeziu ka thënë se:
“Ky lajm nuk ka qenë i vërtetë as në vitin 2023. Nuk është i vërtetë as sot. Herën e parë ka qenë keqinformim. Kësaj radhe është dezinformim. E dezinformatat nuk kalojnë!”