Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e mban Ministrinë e Shëndetësisë me ushtrues detyre që ta ruajë pozitën për kandidatin e Prishtinës, Arben Vitia, në rast se nuk fiton në garë.
Ajo thotë se e gjithë kjo po ndodh kur qytetarët janë te penalizuar me masat kundër pandemisë.
“Kurti ka vendosur që të mbajë Ministrinë e Shëndetësisë me ushtrues detyre, që t’ia ruajë pozitën Arben Vitisë në rast se nuk bëhet kryetar komune. Absurditeti është se kjo po ndodhë në kohën kur masat anti-COVID janë rigoroze. Kemi në fuqi vendimin absurd të orës policore që është dëshmu i paefektshëm kudo në botë. Nuk ka pako ekonomike për qytetarët që janë të dërmuar financiarisht. Neve na penalizojnë me masa, derisa doktor Hipokritin e kandidojnë për kryetar të Prishtinës, duke i ngrirë pozitën, pa e zëvendësuar”.