Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret që në fundjavë të vaksinohet me vaksinën kineze.
Ai tha se në takimin e fundit që pati me ekipin antiCOVID, ishte i sëmurë kështu që iu desh të priste edhe pak për të marrë vaksinën.
“Unë isha pak i sëmurë, kështu që mu ndalua deri në fundjavë, pra unë ndoshta do të marrë vaksinën kineze në fundjavë”, shtoi ai.