Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Nën ndikim të alkoolit, një person në Istog sulmon nënën dhe gruan

    Nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, dy persona gjenden të fshehur në kamion

    Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se përgatiti një vrasje

    Aksioni i madh në veri lidhet me “Grupin e intelektualëve”

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

    Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova

    Rubio: Serbia e përfshirë në çështje “potencialisht shpërthyese”

    Zhegra do të ketë Muzeun dhe Kullën “Agim Ramadani”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kur propaganda zë vendin e politikës

20 Maj 2026, 20:14
në OP / ED
Kur propaganda zë vendin e politikës
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Besa Nuredini

Diskursi publik në Kosovë gjatë kësaj parafushate ka degraduar në një nivel shqetësues. Në vend të debatit për ekonomi, arsim, shëndetësi apo zhvillim shtetëror, po ndërtohen narrativa politike mbi video të shkëputura, montazhe mediatike dhe viktimizime artificiale. Kjo nuk është vetëm mungesë serioziteti politik; është tregues i qartë i mungesës së kauzës, programit dhe argumentit real kundër kundërshtarit politik.
24 orët e fundit e treguan më së miri këtë mënyrë të funksionimit. Një koment i bërë nga një militant,u mor, u amplifikua dhe më pas u tentua t’i mvishej një figure të rëndësishme politike të Vetëvendosjes, përmes prerjeve selektive dhe interpretimit të qëllimshëm të deklaratave. Ka incizime të plota që e tregojnë qartë kontekstin, por kjo nuk i pengoi disa media dhe zëra opozitarë të ndërtojnë një narrativë krejt tjetër nga realiteti.
Dhe këtu qëndron problemi thelbësor: në Kosovë po tentohet gjithnjë e më shumë që fjalët e militantëve, komenteve anonime apo debateve periferike t’u faturohen figurave politike, vetëm për të krijuar një cikël artificial zemërimi publik. Pastaj fillon spektakli i zakonshëm: reagime dramatike, moralizime publike, kërkesa për dorëheqje dhe debate televizive maratonë, sikur vendi po përballet me ndonjë krizë historike.
Ironia është se ata që flasin çdo ditë për manipulim medial, janë pikërisht të parët që jetojnë politikisht prej manipulimit medial.
Dhe këtu lind pyetja më e rëndësishme: ku ishte ky indignim moral kur një zv. Ministër përfundoi në spital nga dhuna? Pse nuk pati debate televizive pa ndërprerje? Pse nuk pati mobilizim kombëtar për përgjegjësi institucionale? Apo reagimi aktivizohet vetëm kur mund të fabrikohet një narrativë kundër Vetëvendosjes?
Problemi më i madh është se opozita po tenton të mbijetojë politikisht jo përmes alternativës, por përmes prodhimit të zhurmës. Kur nuk ke program, vizion apo energji të re politike, mbetesh duke prerë video 15-sekondëshe dhe duke ndërtuar “skandale” laboratorike. Më pas fillojnë edhe vetë ta besojnë propagandën që kanë krijuar.
LDK-ja, në veçanti, po e zhvillon fushatën sikur ajo parti t’i takojë vetëm Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Një subjekt politik me histori dekadash është reduktuar në një narrativë emocionale të ndërtuar mbi emra individualë, pa asnjë reflektim serioz për krizën e identitetit që e ka kapluar. Dhe ironia më e madhe është se vetë Vjosa Osmani e ka dëshmuar më herët se për pozita politike nuk e ka problem të largohet apo të ndryshojë kamp politik kur interesat e saj nuk përputhen më me strukturën ku ndodhet. Prandaj, ndërtimi i një fushate të tërë mbi figurën e saj, sikur ajo të ishte vetë identiteti i LDK-së, flet më shumë për boshllëkun e partisë sesa për forcën e saj.
PDK-ja, ndërkohë, vazhdon të jetë konfuzion politik edhe për ata që merren çdo ditë me analizë politike. Askush nuk e ka të qartë se kujt duhet t’i drejtohesh realisht brenda partisë. Kush është kryesia? Kush është vendimmarrësi? Kush është lideri real? Në shumë momente duket sikur PDK-ja ende jeton në fillim të viteve 2000, e mbërthyer në nostalgjinë e luftës dhe në retorikën e pasluftës. Dhe këtu duhet bërë një ndarje shumë e qartë: respekt maksimal për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për luftën çlirimtare dhe për çdo sakrificë të bërë për lirinë e vendit. Por sot është viti 2026. Kosova është shtet i lirë, sovran dhe me integritet të plotë territorial. Qytetarët sot kërkojnë vizion për ekonominë, arsimin, teknologjinë dhe mirëqenien sociale jo riciklim të përhershëm të së kaluarës si strategji politike.
AAK-ja, në anën tjetër, po mundohet të mbajë pragun politik dhe të ruajë relevancën në një terren gjithnjë e më polarizues. Nuk e ka të lehtë, por mbetet një subjekt që të paktën po tenton të ruajë një profil të vetin në këtë përplasje të madhe politike.
Ndërkohë, krejt kjo klimë vetëm po e forcon Vetëvendosjen. Sa më shumë që opozita dhe mediat pranë saj fokusohen në manipulime, etiketime dhe narrativa artificiale, aq më shumë qytetarët po e kuptojnë boshllëkun e alternativës përballë tyre. Në mungesë të një kundërshtari serioz programor, Vetëvendosja jo vetëm që pritet të fitojë zgjedhjet, por ka gjasa të dalë edhe më fuqishëm sesa më 28 dhjetor.
Sepse qytetarët mund të mashtrohen për një moment nga titujt bombastikë dhe videot e prera, por jo pafundësisht. Në fund, propaganda lodhet. Zhurma shuhet. Dhe mbetet vetëm pyetja thelbësore: kush po ofron drejtim real për shtetin, e kush po jeton ende nga manipulimi, viktimizimi dhe nostalgia politike?

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

5 minuta më parë
Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

7 minuta më parë
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Nën ndikim të alkoolit, një person në Istog sulmon nënën dhe gruan

14 minuta më parë
Nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, dy persona gjenden të fshehur në kamion

Nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, dy persona gjenden të fshehur në kamion

21 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH