Deri tek Xhamia vjen me ndihmën e shkopi. Por ndryshe nga kjo, Gazmend Toplica nuk ka nevojë për ndihmë në leximin e Kuranit, transmeton Kosova Post.
Këtë nivel të leximit më parë nuk e kishte menduar Toplica se do ta arrinte, kjo pasi ai me humbjen e shikimit e humbi edhe shpresën se do të mund ta lexonte librin e Zotit. Por gjithçka ndryshoi kur nga disa hoxhallarë u njoftua se ekziston Kurani me alfabetin e Brajlit edhe në Kosovë.
“Më ka tregu që e ka pa një Kuran me alfabet të Brajlit në një xhami në Podujevë. Po ai është moti I thash, po është në gjuhën shqipe. Tha, jo, jo, qysh e pashë unë, arabisht duhet me kanë. Nuk po ma merr mendja, i thashë. Pastaj ai më tha, unë do të flasë me atë hoxhën edhe ta sjell nëse ma jep, ” tregon Toplica për bisedën që e kishte me një hoxhë Ekremin.
Kështu , Gazmend Toplica, pavarësisht humbjes së shikimit, arriti ti mësonte shkronjat në gjuhën arabe, ndërsa moment i veçantë për të ishte, kur për herë të parë, arriti të lexonte suren e parë të Kuranit.
”Pasi që i kam mësuar shkronjat, kam provuar me lexuar suren e parë Fatihan, vetë në shtëpi. Por me tregu drejtë, tri herë jam mundu e mezi e kam lexuar, më ka ardhur shumë vështirë. Por kur kam ardhur në xhami këtu, te hoxhë Ekremi, e kemi ushtruar bashkë”, tha Toplica.
Më pas, Toplica nuk kishte vështirësi për të lexuar dhe ai ka arritur tashmë ta lexojë tri herë Kuranin.
Toplica e humbi shikimin, por nuk u dorëzua, ndërsa ka një apel për të gjithë.
“ Ju bëjë shumë selam njerëzve që I kanë sytë, mos ta lënë anash, mos ta neglizhojnë mësimin e Kuranit, sepse kur mundemi ne që jemi të verbër me lexuar e me mësuar Kuranin, për juve që i keni sytë me siguri besoj se është më lehtë. Po edhe motrat dhe vëllezërit e verbër që janë edhe atyre ju bëj selam që le të fillojnë me leximin e Kuranit, sepse nuk është e pamundur”, ka porosit Toplica.
Gjatë gjithë kohës, pranë Gazmend Toplicës, kishte qëndruar mësuesi I tij, hoxhë Ekrem Ahmeti.
Imam inga Prishtina, thotë se Toplica ishte nxënësi I parë I verbër që ia mësoi leximin e Kuranit .
Alfabeti I Brajllit është pak I njohur tek ne. Unë gjatë kohës sa isha student, kam pasur një shok me emrin Muhamed. Atë e kam pare një herë pas faljes së namazit të sabahit , duke e lexuar Kuranin. U afrova dhe po e pyes rreth alfabetit të Brajllit dhe leximit të Kuranit. Pastaj kështu kemi vazhduar së bashku dhe zakonisht në mbrëmje pas faljes së namazit , kemi filluar ta mësojmë alfabetin e Brajllit”, tha hoxhë Ekremi.
Ai ka treguar se ka shtatëmbëdhjetë vite që e ka mësuar alfabetin e Brajllit. Gjithashtu thotë hoxhë Ekremi se personi i parë i verbër të cilin e ka mësuar të lexoj Kuranin, është Gazmend Toplica.
“Ka shumë nxënës të tjerë të cilët I kam mësuar të lexojnë Kuran, por nga të verërit, Gazmendi është I vetmi të cilit ia kam mësuar alfabetin”, tregon hoxhë Ekremi.
Hoxhë Ekremi, gjithashtu tregon për shpërblimin të cilin e kanë personat që e kanë humbur shikimin.
“Ata ndoshta e kanë një sprovë, por e kanë një shpërblim të madh gjithsesi siç ka thënë Muhamedi, alej selam, ‘zoti që ja merr dy të dashur të tij dhe thotë ‘bënë durim’, sepse nuk ka shpërblim tjetër për të përveçse xhenetit”, shpjegon hoxhë Ekremi.
Toplica nuk është se vetëm lexon Kuranin, por ai në shtëpi provon edhe ta shkruaj librin e Zotit, përmes makinës së shkrimit për personat e verbër./Kosova Post/