Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën zgjedhore në Gjakovë.
Sipas një postimi në Facebook, ai ka filluar takimet me qytetarët në fshatrat Cërmjan dhe Bec.
Ai e ka quajtur këtë ditë “të bardhë”
“Po e nisim me Gjakovën, e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës. Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës”, ka shkruarKurti.