Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, i ka dalë në mbrojtje zëvendëses së tij, përkatësisht Ministres së Punëve të Jashtme, zonjës Donika Gërvalla. Reagimi i tij publik erdhi pas “fushatës kundër saj”, e cila filloi fill pas vizitës së realizuar në Bruksel, shkruan Kosova Post.
“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj.Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.
Reagimi i bërë publik në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, erdhi pas zërave opozitarë të cilët kërkuan shkarkimin e Gërvallës, për shkak të një deklarate të saj disa vite më herët për disa nga krerët e UÇK-së.
Ky është reagimi i plotë i Kurtit: