Kurti: Me ne nga 7 u bënë 70 punëtorë egjiptian në administratë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka qëndruar në një takim me qytetarë nga komuniteti egjiptian në Treboviq të Pejës prej nga tha se kanë rritur mbështetjen për studentë dhe nxënës nga komuniteti egjiptian.

Krahas saj, tha ai, edhe për qendrat mësimore, dhe kanë shtuar vendet e punës bashkë me krijimin e skemave sociale në mbështetje të tyre.

“10 milionë euro janë dedikuar për të përmirësuar infrastrukturën në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë e 10 milionë euro janë ndarë edhe për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, ku mbi 100 shtëpi të reja janë të ndërtuara e mbi 100 të tjera të renovuara. E nga vetëm shtatë punëtorë nga komuniteti egjiptian që kanë qenë të punësuar në administratën publike para mandatit tonë, sot numërojmë 70 të punësuar”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes në këtë takim me qytetarë.

Ndërkaq, Elbert Krasniqi që i prinë listës zgjedhore të partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka thënë se qytetarët nga komuniteti egjiptian, gjatë këtyre 4 viteve e kanë ndjerë si kurrë më parë dorën e shtetit.

“Komuniteti ynë që dha dëshmorë, kontribuoj në shtetndërtim, ka marrë mbështetje maksimale nga Kryeministri Kurti gjatë këtij mandati andaj edhe sot qëndrojmë bashkë, për një shtet që siguron barazi dhe garanton dinjitet”, tha ai.

Pas këtij takimi, Krasniqi tha se do të dëshmojnë se lidhja me qytetarin është për të ofruar zgjidhje konkrete e për të iu shërbyer me përkushtim.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika