Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar sot me zëvendëskryeministren e tretë, në detyrë, për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi.
Kryeministri në detyrë, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re.
“Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi. Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.