Kryeministri Albin Kurti, derisa në Kuvend po shqyrtohet Projektligji për Byron Shtetërore,Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme, ka folur edhe për hetimin e pasurisë së diasporës.
Pasuria e diasporës nuk do të hetohet, ka thënë Kurti, kjo pasi sipas tij ata nuk janë zyrtar publik.
Megjithatë, kryeministri deklaroi se mund të ketë raste kur një zyrtar publik apo politikan e fsheh apo e dërgon pasurinë e tij tek ndonjë i afërt në diasporë.
“Pasuria e diasporës nuk do të hetohet se ata nuk janë zyrtar publik mund të ketë raste të rralla për shembull kur një zyrtar publik apo politikan mund ta ketë fshehur ose dërguar pasurinë te ndonjë i afërt në diasporë dhe byroja do të detyrohet të bashkëpunoj me atë shtet të caktuar për verifikimin e asaj pasurie”, ka thënë Kurti.
Më tutje, Kurti ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës, shkruan blic. “Byroja nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës. Me diasporën mund të këtë raste të rralla, nëse pasuria është transferu të shtetet tjera. Byroja i merr të dhënat përmes bashkëpunimit të saj me projektligjin dhe do t’i mundësohet qasja me agjenda shtetërorë dhe në rastet kur marrja e të dhënave do të jetë sipas standartëve ligjore vetëm atëherë do të konsiderohet e dhëna ligjore e faktike. Në raste kur byrosë nuk i ofrohen ato të dhëna, atëherë byroja ka të drejtë t’i kërkojë ato të dhëna përmes Gjykatës”, ka thënë Kurti.