Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në natën e dytë të Vitit të Ri ka vizituar familjen e shefit të grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi, shkruan Kosova Post.
Kurti në këtë vizitë ka uruar lirimin e Selimit nga burgu, i cili ka rreth tre muaj që po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë.
“Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu” ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:
Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja.