Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e ka uruar Albin Kurtin që është zgjedhur kryeministër i Kosovës.
Kurz ka shkruar se Austria do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në aspiratën e saj për integrim në Bashkimin Evropian.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane dhe në luftën me pandeminë COVID-19”, ka shkruar Kurz në Twitter.
Congratulations to the new Prime Minister of #Kosovo @albinkurti. #Austria will continue to support #Kosovo on the #Europeanpath and the #COVID19 pandemic.
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) March 22, 2021