Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë njoftuar se të premtën është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.
Burimet e Indeksonline, pohojnë se bëhet fjalë për Tush Gjini nga komuna e Gjakovës, i cili ishte polic i komunikacionit.
Ai dyshohet se është korruptuar me 1000 euro kesh, për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve.
“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja ka iniciuar procedurë penale edhe ndaj një ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) dhe “Deklarim i rremë”.