Tashmë gjithçka është gati për ceremoninë ‘Topi i Artë’.
Ky event që organizohet nga ‘France Football’ do të mbahet sonte në Paris.
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, sipas medieve të huaja, do të rrëmbej çmimin e lojtarit më të mirë në planet.
Braziliani sezonin e kaluar me ‘Los Blancos’ fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Në mesin e lojtarëve të mirë që do të jenë pjesë e ‘Topit të Artë’ do të jetë edhe mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.
Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në botën e futbollit fillon në orën 20:00.