Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij si i pari i policisë, percjell KosovaPost.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla.
Sveçla po ashtu bëri të ditur se dorëheqja e Mehmetit ka ardhur për arsye personale pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.
Si ushtrues detyre në krye të policisë, Sveçla bëri të ditur se është caktuar Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.