Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një diskutim të rëndësishëm për dialogun, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një cicërime në twitter, ai ka bërë të ditur se takimi mes tyre është zhvilluar në Bratisllavë në margjinat e forumit ”GLOBSEC2022”.
”Sot në Bratisllavë në margjina të GLOBSEC2022, u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm edhe një tjetër diskutim të rëndësishëm për dialogun”.