I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk presin që gjithçka të mbetet e njëjtë në këtë proces, për shkak të krijimit të Qeverisë së Kosovës.
“Deri në prill të vitit të kaluar, dialogu ishte ndërprerë për afro dy vjet, por që ne arritëm të kthehemi në binarë”, është shprehur Lajçak, për TVCG./kk
“Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”.
“Presim që ky proces të vazhdojë pas formimit të Qeverisë së Kosovës”.