Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin e palës serbe Petar Petkoviq.
Këtë e ka bërë të ditur emisari Lajçak përmes logarisë së tij në Twiter, ndërsa ka shkruar se “mëngjesin e sotëm kishte një diskutim të dobishëm me Petkoviq, ndërsa gjatë ditës do të takohet me të dy palët.
“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes pata një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviq, kryenegociatorin serb. Më vonë gjatë ditës do të ulem me dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe për përgatitjen për takimin e ardhshëm të liderëve”, ka shkruar Lajçak.
After yesterday’s meeting with the Kosovo delegation, this morning I had a useful discussion with Petar Petkovic, the Serbian chief negotiator. Later on, I will sit down with the two Parties to talk about current issues and the preparation for a next leaders’ meeting. pic.twitter.com/SuL15DX56T
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 7, 2021