Një kamerë ilegale është kapur në Komunën e Leposaviqit të martën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, ka thënë se ajo ishte vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa më pas është larguar.
S’ka persona të arrestuar për këtë rast.
“Nuk është arrestuar askush. Jemi në konsultim me Prokuror se si të veprojmë tutje”, ka thënë Elshani.
Në veri të Kosovës janë larguar dhjetëra kamera ilegale tash e disa vjet nga Policia e Kosovës.