Seanca e sotme parlamentare ka mbetur pa një pjesë të opozitës, shkruan Kosova Post.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), e kanë lëshuar sallën pas lëvizjes së rendit të ditës dhe vendosjes e pikave për Bordin e ZRRE dhe KPM-së, para debatit parlamentar për 100-ditëshin.
Kjo u bë me 59 vota pro dhe 29 kundër kaloi mocioni i nisur nga deputetët e pozitës, që pika e zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Rregullatorit të Energjisë (ZRE) të jetë pika e tretë, derisa e katërt u caktua pika për zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM)./KosovaPost/