Kryesia e LDK-së ka vendosur që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në disa degë të kësaj partie, përcjell KosovaPost.
Njëra ndër degët që do të shkojë ën zgjedhje është edhe Obiliqi.
Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar.
Në një postim në Facebook, kryetari aktual i Degës, Mehmet Krasniqi thotë se nga Kryesia Qëndrore janë manipuluar emrat që do të bartin procesin zgjedhor.
“Pardje në kryesinë e degës sonë kishim në takim pune Nenkryetarin e LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe Sekretarin Imri Ahmeti.
Pas shumë diskutimeve përmbajtjesore kah fundi i takimit, G.Muhaxheri nxori në dritë përcaktimin e tij që komisioni që do të udhëheq procesin zgjedhor në përgjithësi në Obiliq të përbëhet nga:
Kryetarja e FG-së G.Aliu
Kryetari në detyrë i FR L.Simnica
E ftojmë elektoratin tonë ta ken besimin e plotë te kryesia dhe strukturat legjitime të degës dhe të përgatiten edhe njëherë t’i japin përgjigjen meritore ardhacakve-muhaxhirëve politik sikur që ka dit t’ua tregojë vendin profiterëve e mercenarëve politik që në çdo zgjedhje janë munduar më kot ta grabisin e vjedhin shtëpinë tonë LDK-në që e kemi ndërtuar e kultivuar me mund, djersë, dije…
Këtu jemi e do të jemi den babaden”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Obiliq.