Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidencën e Francës, Marine Le Pen ka deklaruar se vendi i saj do ta braktisë Aleancën e Atlantikut të Veriut nëse fiton në zgjedhjet e prillit.
Le Pen tha se Franca duhet të jetë e lirë për të mbrojtur interesat e veta e të mos përshihet në konflikte që nuk kanë lidhje me të.
“Në një kohë kërcënimesh dhe ndryshimesh të mëdha strategjike, Franca nuk do të jetë vetvetja nëse nuk bazohet tek pavarësia e plotë. Duhet të jemi të lirë për të mbrojtur interesat tona, të largohemi nga logjika luftënxitëse e blloqeve dhe të fokusohemi tek strategjitë e ekuilibrave. Prandaj ne do të largohemi nga NATO, që të mos përfshihemi më në konflikte që nuk na përkasin”, tha Le Pen.
Deklaratën e saj, Le Pen e bëri gjatë një mitingu në qytetin lindor të Francës, Reims. Duke u renditur e dyta dhe e treta në sondazhe, ajo shpreson që në zgjedhjet e prillit të mundë në balotazh presidentin aktual Emmanuel Macron.
Sa i takon NATO-s, vetë Macron është gjendur nën një valë kritikash pasi në vitin 2019 e quajti organizatën, të cilën Franca kontribuoi për ta themeluar, një aleancë të vdekur.e.news.