Rojet e pyjeve arritën të neutralizonin një leopard të egër që plagosi të paktën tre persona kur hyri në një zonë rezidenciale në periferi të qytetit verilindor indian, Siliguri.
Zgjerimi urban ka zvogëluar numrin e kafshëve, ndërsa habitatet pyjore tkurren, duke i sjellë ata në kontakt më të ngushtë dhe konflikt me njerëzit.
Një leopard i egër plagosi të paktën tre persona pasi hyri në një zonë rezidenciale në periferi të qytetit verilindor indian, Siliguri. Nën panik, banorët e zonës njoftuan menjëherë rojet e pyjeve që të neutralizonin kafshën, që përbënte rrezik për të gjithë zonën.
Menjëherë pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ekipi i Shpëtimit të Kafshëve, dhe Skuadra e Mbrojtjes së Pyjeve filluan një operacion për të qetësuar leopardin e egër që ishte bllokuar brenda shtëpisë, duke kërcënuar jetën e banorëve.
Me dhjetëra njerëz u mblodhën pranë shtëpisë sapo u përhap lajmi për sulmin e leopardit. Disa prej tyre bënin video me celuarë ndërsa të tjerë kërkonin të shihnin me kureshtje kafshën.
Pas disa orë përpjekjesh, ekipi i shpëtimit të kafshëve qetësoi leopardin. Fshatarët shpërthyen nga gëzimi ndërsa kafsha e egër u kap dhe u fut në një kafaz. Një prej anëtarëve të përsonelit të pyjeve tha se “leopardi do të lëshohet në pyll pas një ekzaminimi”.
Të dhënat zyrtare në Indi raportojnë për një numër prej 12,000 -14,000 leopardë të egër. Zgjerimi urban ka zvogëluar numrin e tyre ndërsa habitatet pyjore tkurren, duke i sjellë ata në kontakt më të ngushtë dhe konflikt me njerëzit.oranews.tv