Lëvizja Vetëvendosje, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me subjektin politik AKR për zgjedhjet lokale ku AKR-ja do të mbështesë kandidatin për kryetar të Komunës së Dardanës radhët e LVV-së, Kadri Rrahimaj, transmeton Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), dega në Kamenicë, Bajram Mavriqi.
“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të garojmë me lista të ndara, si dy subjekte të pavarura, mirëpo, do angazhohemi dhe do të bashkëpunojmë në aspektet programore dhe në projektet të ndryshme të cilat janë të rëndësishme të realizohen në Komunën e Dardanës”, ksa shkruar Mavriqi në Facebook.
Postimi i plotë i Mavriqit:
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Dardanë, njofton qytetarët se, sot me datë 01.09.2021 ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me subjektin politik Aleanca Kosova e Re (AKR) për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit. AKR do ta mbështes kandidaturën për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kadri Rahimaj.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të garojmë me lista të ndara, si dy subjekte të pavarura, mirëpo, do angazhohemi dhe do të bashkëpunojmë në aspektet programore dhe në projektet të ndryshme të cilat janë të rëndësishme të realizohen në Komunën e Dardanës.
Ky memorandum bashkëpunimi konsiston në arritjen e qëllimeve tona të drejta për të cilat kemi marrë këtë mbështetje.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë gjithnjë transparente sa i përket bashkëpunimeve politike, të cilat padyshim që do t’i kontribuojnë rritjes së zhvillimit në komunën tonë.
Falenderojmë AKR-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe ftojmë të gjithë qytetarët, profesionistët e fushave të ndryshme si dhe njerëzit me karrierë politike që t’i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE! me qëllim që, më 17 tetor ta bëjmë ndryshimin sa të nevojshëm aq edhe të domosdoshëm e t’ia kthejmë normalitetin institucional komunës tonë.
Programi ynë politik dhe Kryetari në ardhje Kadri Rahimaj do të jenë zgjidhja dhe adresa e vetme e problemeve të komunës dhe qytetarëve të Dardanës.