Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë drejtpërdrejt.
Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes akuzoi ShBA-në për miratimin e objektivave për sistemet raketore të prodhuara nga Amerika të përdorura nga trupat ukrainase.
Gjenerali Igor Konashenkov pretendoi se Rusia kishte përgjuar thirrjet midis zyrtarëve ukrainas që vërtetonin lidhjen, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, një zëdhënës i Pentagonit tha se Amerika i kishte ofruar Ukrainës “informacion të detajuar dhe të ndjeshëm ndaj kohës për t’i ndihmuar të kuptojnë kërcënimet me të cilat përballen dhe të mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit rus”.
ShBA-ja ka dërguar sisteme raketash “HIMARKS” që mund të lëshojnë raketa të drejtuara me saktësi në një rreze shumë më të madhe se pjesa tjetër e armatimit të Ukrainës.
Vendet perëndimore kanë shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë deri më tani, në vend të kësaj kanë zgjedhur të ofrojnë mbështetje dhe të dërgojnë armë.